SHKODËR - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Shkodër-Han i Hotit.

Siç mësohet nga burimet në vendngjarje, një makinë ka përplasur një kalimtar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen ky i fundit, Rakip Taflaj, 59 vjeç.

Automjeti ka qenë me targa malazeze, ndërsa drejtuesi i tij është Goran Çuloviç, i cili nuk është larguar nga vendngjarja dhe policia ka bërë ndalimin e tij dhe shoqërimin në komisariatin e policisë së Shkodrës. 

Sipas dëshmisë së tij, 59-vjeçari i kishte dalë përpara në rrugë me lopë dhe ai për t'iu shmangur lopëve pa dashje shtypi të zotin e tyre.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)