Shkodër, makina përplas biçkletën, plagoset 35 vjeçari

Një makinë ka përplasur sot një biçikletë në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçilketës. 35-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri Taulant Kullaj ka thënë për Report Tv se po lëvizte me biçikletë për të shkuar në shtëpi.

"Isha duke ardhur për shtëpi dhe makina më mori para. Kam qenë me biçikletë", ka thënë Taulant Kullaj.

Më tej ai shprehet se ka përfunduar poshtë makinës dhe kanë qenë disa njerëz që e kanë ndihmuar

"Nuk ndaloi derisa ata që ishin në lokal bënë zë", shtoi ai.

“Në aksin rrugor "Shkodër-Koplik", automjeti që drejtonte shtetasi B. S., 41 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi T. K., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. K., i cili është kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër