Shkodër, mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, pranga supervizorit dhe pronares së ‘call center’-it (EMRAT)

Shkodër, mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, pranga supervizorit dhe pronares së ‘call center’-it (EMRAT)

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në rrugën “Daut Boriçi” ku u zbulua një ambient i përshtatur si call center ku nëpërmjet telefonatave mashtroheshin shtetas të huaj që investonin në tregje fiktive.

Në pranga kanë rënë, Kristian Gajtani supervizor dhe pronarja Ersenilda Elezi.

Mësohet se Ersenilda Elezi, është pronarja e kompanisë ‘Vigan Solutions’ që përveç operimit në shërbimet e konsulencës dhe marrjes në menaxhim të pasurive të paluajtshme kryente edhe aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të shtetasve të huaj duke i bindur këta të fundit që të investonin në bursa fiktive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore