“Shqiperia eshte zhytur ne nje krize te rende ekonomike me pasoja afatgjate dhe sociale te renda per familjet dhe biznesin shqiptar.Shteti I pretenduar ligjor eshte zevendesuar me krimin e lidhur me pushtetin qe gjobit biznesin, reformat jane vetem koncensione me parate publike per perfitime korruptive. Largimi I bizneseve dhe kapitaleve dhe mungesa e klimes per investime jane alarm per Shqiperine” theksoi Mediu gjate ketij takimi.
Deklaratat e tij kreu i PR i bëri nga Shkodra, ku bashkë me anetare te kryesise zhvilluan nje takim me strukturat e kesaj partie. Ne kete takim, zoti Mediu dhe drejtuesit lokale, diskutuan mbi gjendjen e rende ekonomike dhe politike ne vend.
“Perballe kesaj situate Opozita duhet te unifikohet dhe bashkohet me Shqiptaret ne rrugen per te ndertuar shtetin e se drejtes, I cili bazohet ne zgjerimin e lirive dhe uljen e taksave, respektimin e prones private. Bashkepunimi me biznesin, rinine, te perndjekurit dhe pronaret jane rruga e suksesit te opozites. Qeveria e pazareve PS-LSI apo prishja e pazareve te tyre nuk mund te jene shpresa e se djathtes.Reforma zgjedhore dhe vetem reforma zgjedhore, garantimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte detyra Nr.1 e opozites, prandaj nuk mund te humbasim asnje cast per garantuar voten e lire nepermjet votimit dhe numerimit elektronik si dhe t’i japim te drejten votuesve te gjykojne me vote se kush duhet te jete deputetet ne kuvend. Une shpreh bindjen time te palekunder se Partia Republikane do kete deputetin e saj ne Shkoder” nenvizoi kryetari republikan.
Redaksia online
(s.m/shqioptarja.com)