Shkodër, Meta prezanton Bazhdarin
"Zgjedhja e duhur, LSI e mbështet"

Shkodër, Meta prezanton Bazhdarin<br />
SHKODER - Kryetari i Kuvendit njëherësh Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër ku ka prezantuar përpara strukturave të kësaj partie kandidaten e mazhorancës për zgjedhjet vendore Keti Bazhdarin.

Në fjalën e tij krah Bazhdarit, Kryeparlamentari Meta ka shprehur vlerësimin për kandidaten e mazhorancës duke theksuar edhe një herë mbështetjen e LSI për të si një alternativë fituese në zgjedhjet e qershorit.

Sipas Metës, zgjedhja e Bazhdari është një mesazh i qartë për të gjithë Shqipërinë, me qëllim promovimin e grave dhe përfaqësimit të tyre në politikë, si dhe një zgjidhje për problemet e qytetarëve.

Kreu i LSI-së nënvizoi se falë mbështetjes së qeverisë dhe gjithë qytetarëve shkodranë do të bëhet e mundur që qytetit verior t’i jepet shkëlqimi duke sjellë ndryshimin e tij.

“Ne hodhëm një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjnore. Në këto zgjedhje gratë dhe vajzat do të përfaqësohen. Zgjedhja e Bazhdarit në krye të bashkisë është mesazhi i Shkodrës për gjithë Shqipërinë. Bazhdari ka frymën e bashkëpunimit sepse nëse nuk ke bashkëpunimin dhe ekipin nuk ke sukses por zonja Bazhdari i ka këto cilësi tepër pozitive. Shkodra meriton një ndryshim të madh. Një ndryshim të guxishmshëm. Jam tepër i kënaqur me Keti Bazhdarin dhe zgjedhja edhe e LSI. Bazhdari nuk do të bëhet kryetare për të vegjituar por ka një mision për të bashkuar dhe ëndrrat tuaja dhe të qytetarëve per t’i dhënë shkëlqimin Shkodrës jo vetëm. Shkodra prioritet i qeverisë. Bërja e stadiumit mesazh i rëndësishëm.” tha në fjalën e tij Meta

Nga ana e saj vetë kandidatja e përbashkët e koalicionit të majtë garantoi se do të punojë për të ndryshuar Shkodrën, teksa ka falënderuar LSI për mbështetjen.

"Jam mirënjohëse për mbështetjen që më jepni në këtë garë. Koalicioni qytetar së bashku me mbështetjen tuaj ne do ndryshojmë Shkodrën. Së bashku do mundësojmë ndryshimin e këtij qyteti." u shoreh Bazhdari

Meta dhe Bazhdari në biznesin fason
Më herët gjatë ditës së sotme, Meta i shoqëruar nga Keti Bazhdari dhe deputeti paulin sterkaj mori pjesë në inagurimin e biznesi fason. Nga aty Meta deklaroi se do LSI mbështet dhe do të vazhdoje mbështetjen ndaj fasonëve.
 
"Ky është një kontribut i rëndësishëm, që mundëson sot punësimin e rreth 200 grave e vajzave shkodrane, por po ashtu ai shërben si model sesi sipërmarrjet duhet të ecin përpara drejt një të ardhme të sigurtë dhe tregjeve të favorshme europiane. Por  kjo arrihet vetëm duke investuar në teknologji dhe në formimin profesional", u shpreh kryetari Meta.
 
Ndërsa kandidatja për kryebashkiake të Shkodrës kërkoi nga parlamenti dhe qeveria të kthejnë vështriminin ndaj industrisë ndërsa kërkoi dhe ndërhyrje në legjislacion. 

“Unë përfitoj nga rasti për të thënë dy fjalë, për ato nënë e motra që përballojnë ccdo ditë kushtet e vështira që kalon Shqipëria. Ju përgëzoj si qytetare për punën e palodhur dhe që mbani qindra gra që japin kontributin e tyre. falënderoj edhe Kryetarin e Kuvendit. Ne jemi një grup sipërmarrësish me në krye kryetarin që ka dashamirësinë çdo ditë.” tha ajo

meta bazhdari

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve