SHKODER- Mori në mbrojtje mbesën 14-vjeçare, e cila sipas policisë ishte dhunuar nga dy të rinj, por ky ka qenë shkak që banesës së tij t’i vendosej eksploziv disa ditë më vonë. Sipas burimeve nga grupi hetimor i ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të së mërkurës në qytetin e Shkodrës ku u vendos një sasi eksplozivi në banesën e 34-vjeçarit Bledar Canka, bëhet me dije se ky ka qenë shkaku i konfliktit të krijuar mes 34-vjeçarit Canka dhe dy autorëve të ngjarjes.
Si autorë të tritolit të vendosur në banesën e tregtarit Canka, sipas policisë janë 22-vjeçari, Shkëlzen Xhenje dhe një 15-vjeçar.
Sipas policisë së metropolit verior, çdo gjë e ka zanafillën përpara dy javësh kur adoleshenti Guri së bashku me 22-vjeçarin Xhenja, dyshohet se kanë tentuar të dhunojnë seksualisht mbesën e Cankës.
Mbesa kishte kallëzuar në shtëpi për ngjarjen, ndërsa familjarët së bashku me dajën e tyre bledarin kishin bërë edhe një kallëzim në polici.
E ndërkohë bëhët e ditur se 34-vjecari kishte kërcenuar 22-vjecarin Gjenia dhe 15-vjeçarin për ngjarjen që kishin tentuar të kryenin.
Pas kësaj ngjarjeje mbesa e 34-vjeçarit së bashku me të emën qëndronte në banesën e dajës, ndërsa dy të rinjtë kanë gjetur mënyrën për të paralajmëruar Çangën që të tërheqë jo vetëm denoncimin, por edhe kërcënimin, duke i vendosur lëndën plasëse pranë banesës.
Burime nga grupi hetimor pohuan se i dëmtuari, gjatë marrjes në pyetje është shprehur se nuk ka asnjë konflikt, por ka qenë insistimi i oficerëve antiterrorit, të cilët e kanë marrë sërish në pyetje të dëmtuarin, qoftë edhe për debatet banale që mund të ketë pasur kohët e fundit.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com