Shkodër, motorçikleta del nga rruga dhe përplaset me vazot e luleve, humb jetën 54-vjeçari/VD

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Shkodër - Baçallek. Ndriçim Biçakani, 54 vjeç, banues në lagjen 'Guerile', Shkodër, po udhëtonte me një motorçikletë, kur ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. 

Ai është përplasur me një vazo lulesh në anë të rrugës dhe ka humbur jetën në vend.

Njoftimi i Policisë 

Informacion Paraprak

Me datë 12.07.2018, ora 15:40, jemi njoftuar se në aksin rrugorë Shkodër – Baçallek, ka ndodhur aksident me motorrçiklete, shtetasi N. B. 54 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër, duke humbur kontrollin mbi mjetin është përplasur me një vazo lulesh, në anësore të rrugës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet