SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure, ku ka humbur jetën një person.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se viktima është Lin Dedaj, 45-vjeç. Ai ishte duke udhëtuar me motor ku për motive ende të pa zbardhura ka dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën.

Deklarata e policisë
Më datë 18.12.2019, rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj,  drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L.D, 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër,  ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga.  

Si pasojë shtetasi L. D. ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.