SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje (3 shtator) në qytetin e Shkodrës, ku një person ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:35  në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë në lagjen "Kongresi i Përmetit".

Mësohet se një motor tip "Dayang" drejtuar nga Zaim Verri 32 vjec është përplasur me shtyllën. Ai u dërgua me urgjencë në spital, po fatkeqësisht nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

"Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip “Dayang”, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër" - njofton policia.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit