SHKODËR - Muzeu etnografik në Shkodër e ka të nevojshme një ndërhyrje për restaurimin e godinës. Apeli është bërë nga vetë Drejtori i këtij muzeu, Fatmir Juka, i cili tha se nuk ka munguar vëmendja e bashkisë, por ende ka nevojë për financime, ndërsa shton se numri i vizitorëve këtë vit ka një rritje krahasuar me vitet e mëparshme.

"Kjo godinë ka nevojë të rishikohet,"- tha ai për "A1Report!", sepse ka në shpatullat e saj një histori më vete. Ajo ka nevojë për shërbime, ka nevojë të rikompozohet në çështjen e godinës si ndërtim; po ashtu, duhet të shikohet dhe statusi fizik i gjendjes së Muzeut të kështjellës që në dimër ka probleme me lagështirën.,"

Muzeu i Shkodrës “Oso Kuka” mban në vetvete një pasuri të një historie mijëvjeçare, të vendosur në pavionet arkeologjike, etnografike si dhe në arkivin e bibliotekës e më gjerë. Në bibliotekë gjenden 20 mijë artikuj e përgjithësisht mbulohen të gjitha fushat e albanologjisë, por ka edhe literaturë  të autorëve shqiptarë e të huaj. 
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)