Shkodër, ndahet nga jeta aktori e
regjisori i njohur Fatbardh Smaja

Shkodër, ndahet nga jeta aktori e<br />regjisori i njohur Fatbardh Smaja
SHKODËR - Drama "Kandili i Argjendtë" ishte e fundit për regjisorin Fatbardh Smaja, pasi në moshën 59- vjeçare ikona e teatrit “Migjeni” ndërroi jetë, duke mos patur mundësi as ta shikonte.
 
Aktori dhe regjisori i njohur i teatrit “Migjeni” nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, që e kishte prekur prej pak kohësh ndërsa ndërroi jetë në spitalin e QSUT- së në Tiranë.
 
Fatbardh Smaja një nga regjisorët më të vlerësuar nga publiku, ishte emëruar prej pak ditësh në krye të teatrit “Migjeni”. Ai ka sjellë çdo vit në skenat e teatrove shqiptar, vepra të një rëndësie të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, ku tematika dhe mesazhi i përcjellë e veçon shfaqjen.
 
Fatbardh Smaja ka lindur më 2 Shtator 1956 në qytetin e Shkodrës, në vitin 1980 nisi punën në teatrin “Migjeni” si aktor, ndërsa numëron rreth 90 role në komedi, dramë, tragjedi por edhe kinematografi si në filmat “Fundi i një gjakmarrjeje”, “Fejesa e Blertes”, “ngjyrat e moshës” dhe të tjerë.
 
Smaja më pas u angazhua edhe në regjizurë duke nisur fillimisht si asistent regjisor i Serafin Fankos, e më pas duke vënë edhe vetë pjesë në skenë. “Kandili i argjendtë”, “Rëndësia e të qenurit i sinqertë”, “Eldorado”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “I sëmuri për mend”, “Zeneli” janë disa nga veprat ku Smaja ka interpretuar dhe i ka vënë në skenë.
 
Teatrit "Migjeni", Shkodrës dhe qytetarëve të saj do ju mungojë një nga regjisorët dhe artistët më të dashur nga publiku. Regjisori Smaja do të mbetet kolosi i teatrit "Migjeni", artisti më i dashur i qytetit dhe më gjerë.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

“Ti ke shit mandatin e demokratëve me para”, Prençi përplaset me Valterin! Këshilltari bashkiak: Sa kohë të ketë përballë ty Veliaj, fiton ditë e natë

“Ti ke shit mandatin e demokratëve me para”, Prençi përplaset me Valterin! Këshilltari bashkiak: Sa kohë të ketë përballë ty Veliaj, fiton ditë e natë