SHKODËR - Kanë qenë duke vendosur flamuj të Partisë Socialiste, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Sipas degës së Partisë Socialiste në Shkodër kanë qenë vetë drejtuesit e policisë së Shkodrës, të shoqëruar nga dhjetëra efektivë të policisë, të cilët kanë shoqëruar forcërisht në komisariatin numër 2 aktivistët e PS: Ardjan Kiri dhe Gjin Ndreu, të cilët ndodheshin pranë ambjenteve të zyrës elektorale Skënderbeg-Fermentim.
Flamujt janë vendosur që në orët e para të mëngjesit pranë kësaj zyre elektorale në prani të forcave të policisë dhe civilëve. Situata ka qenë e tensionuar në disa momente, teksa po vendoseshin flamujt elektoralë të PS, ndërsa në momentin e shoqërimit, uniformat blu nuk kanë dhënë asnjë sqarim të ligjshëm të këtij shoqërimi.
SHKODER, ARRESTOHET NJE TJETER AKTIVIST I PS, PO VENDOSTE FLAMUJ
Një tjetër aktivist i Partisë Socialiste është arrestuar pasditen e sotme në Shkodër.
Ilir Baba po vendoste flamuj elektoralë në qytetin e Vaut të Dejës, ndërsa është ndaluar nga uniformat blu.
Paraditen e sotme u arrestuan edhe dy aktivistë të tjerë në Shkodër, pasi po vendosnin flamuj elektoralë të Partisë Socialiste.
TOM DOSHI: KANË 20 VJET QË FRIKËSOJNË NJERËZIT
Pranë vendngjarjes ka mbërritur menjëherë deputeti i PS, Tom Doshi. Ai ka deklaruar se këto janë manovra, që përdorin militantët e veshur me uniformë për të frikësuar simpatizantët dhe aktivistët e Partisë Socialiste.
Deputeti i PS, Tom Doshi i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit, të mbajë distancë prej këtyre provokimeve, që po bëhen kundër anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste.
“Ata kanë qenë duke vendosur flamujt, siç kanë vepruar edhe subjekte të tëra politike. Ka ardhur policia dhe dy prej tyre i kanë arrestuar”, ka shpjeguar Doshi. Ai ka shtuar se veç kësaj, “është përdorur edhe forcë mbi fëmijët këtu”.
Doshi ka akuzuar se “këta militantë, siç është drejtori i policisë, e di se kërkojnë të krijojnë incidente, por nuk kanë shanse të frikësojnë elektoratin e PS, sepse nëse vazhdojnë atëherë do ta shohin çdo polic dhe shikas që ndërhyn kundër anëtarëve të PS dhe militantëve të saj!”
Sipas deputetit shkodran, “ata janë mësuar që prej 20 vitesh të frikësojnë njerëzit, duke ushtruar presion mbi socialistët, por këtë herë nuk kanë shanse, sepse shumë të djathtë i janë bashkuar PS dhe fitorja është e padiskutueshme edhe në qytet”.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com