SHKODËR - Një 52-vjeçare u ndalua nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Dh.M., banuese në Shkodër ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 2 muaj e 6 ditë burgim për vjedhje.
DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Dh. M., 52 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 2 muaj e 6 ditë burgim, për veprën penale "Vjedhja".", thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj një 23-vjeçari nisi procedimi në gjendje të lirë. SH.B., banues në fshatin Rekan të Ferizajt në Kosovë tentoi të kaloj kufirin në Muriqan në mënyrë të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar Sh. B., 23 vjeç, banues në fshatin Rekan, Ferizaj, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.", thuhet më tej në njoftimin e policisë.