SHKODËR - Nxënësit e shkollës '28 Nëntori' në Shkodër kanë bojkotuar ditën e sotme mësimin për shkak të ndryshimit i drejtuesve te shkollës nga Drejtoria Arsimore Rajonale.
Me vendim të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, ditën e djeshme ish-drejtoresha e shkollës ‘28 Nëntori’ Albana Bushati, e cila ka qenë në këtë detyrë prej dy vitesh është zëvendësuar nga Zija Vuka.
Kjo nuk është pritur mirë nga ana një pjesë e nxënësve të cilët fillimisht kanë firmosur një peticion i cili mesa duket nuk është marrë parasysh nga drejtuesit e DAR Shkodër. Kjo gjë ka rritur pakënaqësinë e nxënësve të cilët kanë vendosur bojkotin e mësimit, në shenjë proteste deri sa të dëgjohet zëri i tyre.
Ndërkohë që prindërit shprehen se nuk janë lajmëruar dhe se askush nuk u ka marrë mendim për këtë ndryshim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO