Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një të ri të shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Izmir Koçobeta nga Shkodra, i cili tashmë pritet të dalë përpara Gjykatës për Krime të Rënda. Ai u ndalua nga Strukturat e Hetimit kunder narkotikëve në D. V. P. Shkodër.
/Shqiptarja.com
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Izmir Koçobeta nga Shkodra, i cili tashmë pritet të dalë përpara Gjykatës për Krime të Rënda. Ai u ndalua nga Strukturat e Hetimit kunder narkotikëve në D. V. P. Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohe për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











