Shkodër- Nuk asgjësuan një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike në zonën e Njësisë së Shalës në Shkodër, pezullohen nga detyra me vendim gjykate pasi akuzohen se nuk ka asgjësuar parcelat me kanabis.
6 efektivët kanë gradë nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë vendore.
Katër prej tyre janë Inspektorë dhe dy të tjerët Nënkomisarë. Njëri është pjesë e njësisë speciale RENEA, ndërsa akuzohet se veprën penale e ka kryer gjatë kohës që ka qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth. Një tjetër është ekspert kriminalistik pranë policisë së Shkodër, e dy të tjerë janë me detyrë në patrullën e policisë së këtij qyteti.
"Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, në Shkodër", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të AMP.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ekzekutoi masat e sigurimit personal "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.
-
Vetem Faik Latifit i kane ra ne qaf se me aq sa e kam njohur si koleg,kurre sdo neglizhonte ose do te behej pjese e ndonje veprimtarie te tille.Punonjes korrekt,stek e vjeter,prej shume kohesh inspektor zone ne nje nga lagjet me te veshtira,Kirasit.Kam rastisur ne disa ngjarje me te kur punoja ne Shkoder,i mprehte dhe me intuit.
Përgjigju-
Un kam ber ate reuge nga thethi ne shale. Skandaloze ska pervec kamionave te shkoj njeri edhe 4x4 off road shum te larta. Deri te ambulanca ne shale edhe te pjesa e ures ku doli Alma cupi u lava edhe un aty. Paskan mbjellur pak shum pak per 1000 rrenje si paskan neglizhuar me kaq pak. Atje ska perendi qe te gjen e shkon. Xhungel alla shqiperi atje...
-











Komente
Komento