SHKODËR, 30 Qershor/ATSH-Gaspër Marku/ - Me iniciativë të një grupimi të rinjsh, pjesë e të cilit ishin edhe ata matanë kufirit malazez, të mbështetur edhe nga qeverisja vendore si dhe biznesi vendas, në Shkodër u organizua "Dita e lundrimit". Ky aktivitet ky, falë edhe sezonit turistik që tashmë është në pikun e tij, u mbeshtet menjëherë nga qytetarët shkodranë, mes të cilëve kishte edhe mjaft turistë, të cilët paten rastin të kalonin një dite ndryshe në ujrat e liqenit të Shkodrës.
"Të rihapim portën e kulturës, të rigjallërojmë Liqenin e Shkodrës. T'i këndojmë liqenit të gjithe së bashku duke lundruar ne të", ishte mesazhi që kishte për qëllim të përcillte ky aktivitet, tha për ATSH-në, Tan Dibra, njëri prej të rinjve shkodranë të pasionuar pas lundrimit. Eshte një dite, ku sipas tij, të gjithë kanë mundësi të kujtojnë periudhat e mëparshme, kur Shkodra e kishte tejet të kultivuar këtë aktivitet, si dhe të festojmë për liqenin e Shkodres, që ka vlera të mëdha historike dhe ekonomike për qytetarët e saj.Në këtë kuadër, mbi 200 persona të moshave dhe profesioneve të ndryshme nga Shkodra e Mali i Zi, mes tyre edhe turistë të huaj të ardhur nga vende të ndryshme me të botës, lundruan për minuta të tëra, duke fiksuar në kujtesen e tyre një ditë krejt ndryshe nga të tjerat. Starti i lundrimit të grupeve të ndryshme, ishte lënë tek Ura e vjetër e Bunës, pikërisht aty ku shumë vite më parë, kjo zonë ka funksionuar si pikë qëndrore doganore për të gjithë rajonin verior.
Të parat kanë lundruar varkat e vogla me motorr dhe më pas edhe tragetet që tashmë me iniciativen e komunitetit të biznesit, kanë filluar të rkthehen në ushtrimin e aktivitetit të lundrimit, që nën vëzhgimim edhe të forcave të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kufirit Shkodër, të cilat gjatë të gjithë kohës kanë monitoruar nga afër aktivitetin. Lundrimi ka pasur si destinacion fillimisht zonën turistike të Shirokës dhe më pas atë të Zogajve, në distancë, tre dhe shtatë kilometra.Pas shijimit të lundrimit, në piken turistike të Zogajt organizatorët kishin rezervuar një tjetër surprizë: Ekspozita e artizaneve të asaj pjese të liqenit, ushqime tradicionale të liqenit, gara peshkimi, ekspozimi i bimëve medicinale të zonës të liqenit, pastrim i brigjeve të liqenit, koncert i përbashkët i grupit të Shkodres dhe atij të Tuzit, gara noti, piknik me gjithë pjesmarrësit, etj, ishin disa nga pikat e programit. /a.ke/