Shkodër, paraplegjikët ende pa
pagesat e aftësisë së kufizua

Shkodër, paraplegjikët ende pa<br />pagesat e aftësisë së kufizua
SHKODER- Festa e Fiter Bajramit është festuar ndryshe nga një kategori personash në Shkodër. Para dhe tetraplegjikët e kremtojnë këtë festë duke u sorollatur nëpër institucione për të marrë ndihmën e paaftësisë. Ndonëse shuma pritej të lëvrohej nga Thesari brenda datës 3 gusht, ajo ende nuk ka kaluar, duke sjellë pakënaqësi të mëdha tek përfituesit e saj.
 
Vonesat e marrjes se ndihmës së aftësisë së kufizuar është kthyer në një rutinë të përmuajshme, ndërsa para dhe tetraplegjikët dëtyrohen të qëndrojnë për orë të tëra në pritje të marrjes së kësaj pagese.
 
Burime nga bashkia e Shkodrës bëjnë të ditur se shuma është lëvruar pranë filialit bankar dhe pritet shpërndarja e lekëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot