SHKODËR- Një 56- vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga mjeti tip "Volsvagen" me targë AA 232 NK.

Viktima është Lodovik Ejlli, 56 vjeç, banues në Shkodër i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin rajonal Shkodër si pasojë e plagëve të marra.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.20, në aksin rrugor Shkodër - Mjedë, tek kryqëzimi i Mjedës.
 
Mësohet 30 vjeçari Lazer Gjergji, drejtuesi i mjetit tip "Volsvagen" me targë AA 232 NK është shoqëruar Komisariat për veprime të mëtejshme.

[gallery]20351[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)