SHKODËR - Të gjitha eskursionet e parashikuara për këtë vit shkollor nga shkollat e mesme dhe 9- vjecaret të qarkut Shkoder janë pezulluar nga drejtoria rajonale arsimore e Shkodres. Vendimi ka ardhur pas tragjedisë së Himares ku humbën jetën 13 përsona. Në një prononcim për mediat drejtoresha e DAR- Shkoder Atrida Ferketi ka bërë të ditur se shkak i këtij pezullimi është fakti se drejtoria arsimore nuk mund të marrë përsiper sigurinë e mjeteve të transportit publik prandaj është marrë ky vendim.
Prej disa muajsh drejtoritë Arsimore janë menduar mirë para se të japin lejen për ekskursionet, pasi ato duhet të garantojnë me përgjegjësi sigurinë e jetës së nxënësve dhe mësuesve. Ky ka qënë edhe udhëzimi i Ministrisë së Arsimit ne vitin 2007, sipas të cilës, kjo siguri duhet të realizohet në nëpërmjet bashkëpunimit edhe me strukturat e rendit, të shëndetësisë e strukturat e tjera që lidhen me mjetet e transportit, fjetjen, ushqimin, etj. Por në shumtën e rasteve nxenësit kanë thyer rregulloren.

(en/aq/shqiptarja.com)