Shkodër/ Sherr se e shau nga familja, plagoset me thikë 19-vjeçari (VIDEO)

Një ngjarje rëndë mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 19-vjeçar i quajtur, Igli Pallosha është plagosur me thikë nga një person tjetër.

I plagosuri 19-vjeçar është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Ndërkohë ai për shkak të plagëve të shkaktuara nga thika është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit ku autori dhe viktima janë sharë nga familja pranë shkollës së mesme 28 Nëntori në Shkodër. Policia ka shkuar menjëherë në vendin ku ka ndodhur plagosja  dhe po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Foto nga vendi i ngjarjes

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës