SHKODER- Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm. Një motor është përplasur me një makinë tip ‘Audi’.

Drejtuesi i motorit i plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.

Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i motorit po lëvizte në krahun e kundërt kur është përplasur nga ‘Audi’.

[gallery]25754[/gallery]

d.b/shqiptarja.com