Shkodër-Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Vukpalaj të Shkodrës pasi u kap duke transportuar 4 shtetas nga Afganistani, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi.

Uniformat blu sekuestruan automjetin e të riut me inicialet S.G., në cilësinë e provës materiale.

"Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi" ,informoi sot policia e Shkodrës.

Operacioni i koduar “Near 2” u krye nga policia kufitare e Bajzës dhe dosja i kaloi prokurorisë së Shkodrës.