Shkodër,policia kap 48 kg kanabis
me dentinacion Malin e Zi

Shkodër,policia kap 48 kg kanabis<br />me dentinacion Malin e Zi
SHKODER-Një sasi prej 48 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa është kapur nga policia e Shkodrës.
 
Sasia e drogës u kap në vendin e quajtur Bukoviç, mbi fshatin Brigjë, Hot, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe.
 
Policia Kufitare në orët e para të mëngjesit ka konstatuar me anë të Kamerave Termike disa persona që po lëviznin në drejtim të Malit të Zi duke transportuar dy thasë ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.
 
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Forcën Operacionale të Kufirit si dhe Sektorin Kundër Narkotikëve në D.V.P Shkodër.
 
Personat porsa kanë parë se po i ndiqte Policia kanë fshehur lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të pyllit.
 
Si rezultat i krehjes së zonës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë ku brenda tyre kishte 44 pako me peshë rreth 48 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
 
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e personave që transportonin lëndën narkotike.

[gallery]21950[/gallery]
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar