Shkodër, 21 Qershor/ATSH-Gaspër Marku/- Komisariatet e Policisë së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, në vazhdën e punës së tyre për kontrollet e ushtruara në territorin e qarkut të Shkodrës, për zbulimin e bimëve narkotike të mbjella, identifikuan dhe asgjësuan sot 6 parcela me lëndë narkotike.
Burime zyrtare nga Drejtortia e Policisë së qarkut të Shkodrës, thanë për ATSH-në se "pesë parcela me 1100 rrënjë kanabis sativa u gjetën dhe u sekuetruan në fshatin Mazrrek, Komuna Gur i Zi, rrethi Shkodër, ndërsa një tjetër me 30 rrënjë kanabis sativa u gjet dhe sekuestrua në fshatin Grizhë, Komuna Gruemirë, rrethi Shkodër".
Sipa policisë, po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar.
Policia e Shkodrës, bën të ditur se po sot, forcat e policisë së Shkodrës arrestuan në flagrancë shtetasit Kristian Gjin Suti, 24 vjeç banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 5 gramë lëndë narkotike marihuanë.
Policia bën të ditur gjithashtu, se Suti ka qenë dhe person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Lezhë, për veprën penale të "vjedhjes me dhunë në bashkëpunim"./k.s/