SHKODËR- Pas 6 ditësh është bërë e mundur hapja e aksit Bogë-Theth në Shkodër. Ky aks ishte bllokuar totalisht pas situatës nga moti i keq. Firma kontraktuese dhe ARRSH kanë punuar gjatë gjithë natës dhe kanë bërë të mundur hapjen e këtij aksi.
Aktualisht në rrugën Bogë-Theth qarkullimi bëhet vetëm me një kalim dhe duke përdorur zinxhirët. Ndërkohë po punohet për zgjerimin e rrugës me dy korsi.
Aksi Bogë-Theth është një ndër akset më problematike në veri gjatë stinës së dimrit. Ky aksi bllokohet shpesh nga ortekët e dëborës ashtu siç ndodhi edhe këtë vit, që u deshën 6 ditë për të bërë të munduar qarkullimin.