Shkodër: Vijon operacioni i një dite më parë, ndalohet një punonjës i A.K.U-së Shkodër dhe një ish-punonjës i A.K.U-së, për veprën penale "Shpërdorim detyre". Në vijim të operacionit ku u arrestuan tre persona dhe u shpall në kërkim një tjetër, për prodhim të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në vijim të hetimeve kryera, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personave të mëposhtëm:
Adnan Gradeci, 51 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,
Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,
Personat e lartëpërmendur janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ka qenë në punë edhe Abdyl Bajraktari, në zonën industriale, lagje ”Skënderbeg” në objektin e firmës në pronësi të Gezim Balës, dy punonjësit e AKU-së dega Shkodër, kanë mbajtur procesverbale të rreme mbi kushtet e ambientit ku prodhoheshin produktet ushqimore. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale ”Shpërdorim detyre”.