SHKODËR, 4 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Përfaqësuese të grave nga pesë zonat veriore të Vaut të Dejes, Gurit të Zi, Jubanit, pikes turstike të Zogaj në breg të liqenit të Shkodrës, si dhe të qytetit të Shkodrës, ishin pjesë e një takimi të zhvilluar sot nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në kuadër të projektit Start- Women.
Sipas Ornela Gjinit, monitoruse e AIDA-s për përgjedhjen e grave, aktiviteti i financuar nga BE, ka për qëllim aktivizimin e grave në turizmin rural, ku nëpërmjet kesaj agjencie, në bashkëpunim me Shoqatën e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare (SHGPAZ), ato arrijnë të prezantojnë rezultatet e raportit Mapping/research dhe lancimin e moduleve të trajnimit të projektit Start-W për gratë pjesëmarrësë. "Grupi i punes nga stafi i AIDA-s bashkë me partnerin lokal SHGPAZ dhe ekspertet e projektit bënë një pershkrim të gjithë punës së bërë dhe prezantuan rezultatet e pyetesoreve të plotësuar nga gratë e pesë zonave veriore pjesëmarrëse në aktivitet", tha për ATSH-në, Gjini. Ajo bëri të ditur se me këtë aktivitet, projekti hyn në fazen e tretë të tij që përkon me trajnimet e 100 grave të identifikuara ne katër fushat që ato kanë shprehur interes për të marrë këtë trajnim, në mënyrë që të përmirësojnë biznesin e tyre dhe shërbimin përkatës.Trajnimet do të vijojnë gjatë gjithë muajit korrik në mjediset e zyrës së Start-W me vendndodhje në pedonalen e qytetit të Shkodres. Fushat në të cilat gratë do të trajohen nga ky projekt kanë të bëjnë me turizmin, trajnime për marken e tyre, në mënyrë që gratë të jenë të afta të krijojnë marken dhe Brandin e tyre për produktet që ato prodhojnë, trajnime mbi aftësitë sipërmarrëse etj. Gjatë gjithë muajit korrik gratë do të marrin trajnimet nga ekspertet e specializuar per të arritur më pas në pjesen e fundit të këtij projekti që konsiston me organizimin e një panairi të madh i planifikuar për t'u zhvilluar në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ndersa më pas do të jetë edhe konferenca finale, e cila do të mbahet nëe qytetin e Shkodres. /a.ke/
/Shqiptarja.com