Shkodër, prokuroria vendosi sekuestro për dy biznese, por ata vazhdojnë punën

Prokuroria e Shkodrës del bllof me sekuestrot e pasurive të të implikuarve në aktivitete të paligjshme. Tre dite më parë Prokuroria dhe Policia e Shkodrës kanë njoftuar sekuestrimin e 7 pasurive të paluajtshme në pronësi të Ndue Pepajt, 29 vjeç nga Hoti i Malësisë së Madhe, por edhe të afërmve të tij.

Sekuestrimet janë bëre sepse “nga hetimet ka rezultuar se kjo pasuri është e vendosur nga të ardhurat e veprimtarisë kriminale, pasi shtetasi Ndue Pepaj është person me precedent kriminal. Mes sekuestrove të tjera është edhe një hotel. Por administratori i faqes në Facebook bën edhe humor, duke lënë të kuptohet se është i hapur normalisht, madje ka publikuar edhe video të vazhdimit të aktivitetit që vijon të punojë normalisht.

Një ditë më vonë po prokuroria e Shkodrës sjell njoftim se nen sekuestro është vënë dhe Bar “Tata” në lagjen Manush Alimani në Shkodër, “pasi grupi i kryesuar nga Rinard Tata, dhe 10 persona të tjerë, të akuzuar për  shfrytëzim prostitucioni. Edhe në këtë rast është luajtur bllofi pasi konstatohet se tek Bar Tata puna vijon normalisht.

Por në lidhje me këtë urdhër sekuestro, Report Tv u interesua tek të afërmit e Frederik Tates. Vëllai i Frederikut, Viliam Tata është shprehur se aktiviteti vijon normalisht, pasi nuk ka asnjë logjikë të sekuestrohet një pasi kjo pronë është e trashëguar. Nëse pasuria e tij dhe familjes se tij konfiskohet është i gatshëm të vetëflijohet.

Në të dyja rastet e sipërpërmendura pavarësisht se ka një sekuestro e vendosur nga Prokuroria, këto urdhra janë vetëm në letër ndërsa në realitet puna vazhdon pa asnjë shqetësim nga ana e institucioneve të ligjit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shefi i kuadrit: 22/05/2018 13:39

    Nipi i kryetarit te grupit dhe djali i ketij ne foto eshte polic tek RENEA pasi kaloi me sukses procedurat e pageses se pranimit ne polici tek Qamil LLukaj, ish shef i burimeve njerezore ne drejtorine e policis Shkoder!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cristiano Ronaldo: Vinicius meritonte 'Topin e Artë'

Cristiano Ronaldo: Vinicius meritonte 'Topin e Artë'