Shkodër/ Qëlloi me armë drejt një banese, në pranga një 33-vjeçar (VIDEO)

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës është arrestuar. Mbi të rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit për një ngjarje të ndodhur më 8 janar të 2020.

Policia njofton se ai është shpallur në kërkim për një ngjarje ku 33-vjeçari me iniciale A.K. dhe vëllai i tij, 28 vjeçari me iniciale N.K. kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në fshatin Grudë, Shkodër.

Më datë 15 janar 2020, gjykata e Shkodrës vendosi masë sigurie në mungesë, arrest me burg për 33-vjeçarin.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 15.01.2020 i ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest në burg' në mungesë, për veprën penale 'Përkrahja e autorit të krimit', në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese" - njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit