Takimet elektorale nisën sot paradite në Bushat, Obot dhe Velipojë, ku Rama premtoi dhënien e certifikatës së tokës, e cila prej 20 vitesh nuk është dhënë dhe atë që është më kryesorja, ndërtimin e sistemit të kullimit të tokës, që banorët e zonës së Nënshkodrës të mos përmbyten më.
”Edhe pse është fshat ju po i jepni një mesazh shumë të qartë Berishës, Jozefinës se në këto territore, që deri dje kanë qenë besnikërisht me PD hegjemonia e tyre ka marë fund dhe pushteti i tyre do rrënohet. Sepse shqiptarët nuk mund të mbajnë më në kurriz një pushtet që flet gjithë ditën për ta dhe punon gjithë ditën për vete. Premton dhe gënjen , premton dhe zhgënjen, premton dhe harron”- tha Rama.
“Ne nuk kemi ardhur këtu dhe nuk shkojmë asgjëkund për të premtuar mrekullia, por kemi ardhur për tju thënë se kemi një program për të rilindur Shqipërinë e fshatin. Kemi program për të marrë çertifikatën e tokës që ka 20 vjet që jua mohon Saliu dhe partia e tij familjare dhe ju të jeni zotur në tokën tuaj dhe mbështetjen që ju duhet që të ulen kostot dhe puna juaj tju sjellë para në familjet tuaja.”- shtoi më tej ai.
SHKODRA NUK KA ARSYE T'I JAPË VOTË BERISHËS
Rama me faj qeverinë Berisha që zona e Nënshkodrës përmbytet sa herë bie shi. Pas premtimeve kanë ardhur përmbytjet. Pas përmbytjeve, premtimi për shpërblim, por në vend të tij përmbytja tjetër. "Ne do të heqim akcizën e naftës, taksën e qarkullimit të naftës, e do investojmë 160 mln dollarë për ujin në parcelë, do të çojmë ujin për çdo parcelë e do ndërtojmë sistemin e kullimit, që toka të mos përmbytet më. U bë 20 vjet që jetojmë në venin e dytë më të pasur në Europë dhe nuk kemi ujë të pijshëm të vaditemi dhe përmbytemi nga uji sa herë që bie shi, dhe kjo sepse nuk kemi shtet. Shteti duhet ti garantojë njerëzit që të mos mungojë uji kur duan ta pinë dhe të mos përmbyten nga uji kur bie shi. Ne nuk kemi shtet se po të kishim nuk do të kishim krimin rrugëve, nuk do ishim vendi që kemi një numër vrasjesh e plagosjesh që na bëjnë kampion për së keqi në Ballkan e Europë, dhe janë dyfishuar vjedhjet 4 fishuar vrasjet e plagosjet. "- tha Rama.
"Ata thonë Shkodrën e kemi bastion. Pse ju vazhdoni votoni për to? Çfarë arsye keni? PD nuk i repektoi të persekutuarit. Tom Doshi është një prej tyre. PD vetëm lot krokodili për të persekutuarit. Nëse gjyshërit e të persekutuarve do shikonin për kë e japin votën pasardhësit e tyre për komunistin e fundit do ju shkulin veshtin".
VOTA JO SI BILETË STADIUMI, LUHET ME JETËT E NJERËZVE
Vota nuk duhet të jetë biletë për stadium. Marrëdhënia s’duhet të jetë si tifozi me ekipin e futbollit pasi këtu luhet me jetët e njerëzve. Si mund të mbetemi në këtë gjendje të mjeruar. Asnjë nga gjyshërit tuaj, që vuajti nga komunizmi nuk ua fal që t’ia jepni votën PD, e cila ju tradhëtoi", tha Rama në Obot të Shkodrës.
NGA KORRUPSIONI, MILIARDA DOLLARË JASHTË
"Cilët etër na tregon Saliu? Nuk mund të durojë Shqipëria e nga korrupsioni në 7 vite të ikin miliarda dollarë jashtë vendit nga keqqeverisja dhe korrupsioni i dërguan miliona dollarë jashtë", u tha Rama banorëve të Obotit. Ai ka shtuar se "kanalizimet mungojnë, se fondet janë jashtë vendit. Ndërsa e vetmja punë që kanë të rinjtë është të rrinë në lloto ose të ikin jashtë vendit, pasi çfarë ofron bota reale dhe jo ajo e Saliut nuk u jep gjë".
PËR PRONAT, NË DISPOZICION ARKIVAT
"Nuk ka arsye që Shqipëria të jetë një vend qesharak. Si mund të votohet për PD, që ka vite që ju mashtron për pronat?! Apo pronarët s’marrin pronat, as fermerët certifikatë, as banesat letra legalizimi. Do vëmë në dispozicion të shtetit gjithë arkivën origjinale të pronave, që është shkatërruar. Do vëmë në dispozicion kopje origjinale të pronave. Do t’u japim atyre që punojnë tokën certifikatën e pronësisë. Nëse s’keni pronat me letra, s’keni si merrni kredi", u tha Rama fshatarëve në Obot.
RAMA: S'JEMI KETU PER PERRALLAT QE TREGON GJYSHI ME ANTIPLUMB
"Do ju kthejmë policinë e shtetit në shërbim e mbrojtje. Ne nuk jemi këtu për të treguar përralla që tregon çdo ditë gjyshi me antiplumb por tju thënë disa të vërteta të thjeshta se Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërrëuan rilindasit dhe ata që ndërtuan shtetin shqiptar dhe ata që u përndoqën u pushkatuan për votën e lirë dhe sipërmarrjen e lirë. Shqipëria mund të bëhet dhe ne do ta bëjmë, më 23 qershor. Më 23 qershor do marrim përsipër ta ndalim rrënimin papunësisë duke filluar punën për punësimin real, të lehtësojmë biznesin e vogël nga taksat dhe t'i japim biznesit të madh mundësinë të zhvillohet e rritet. Ne do ti japim fund një historie të dhimbshme, ku çdo e drejtë është madh”.
NUK JEMI AS NË STANDARDET E KOSOVËS
Rama gjatë bashkëbisedimit, ka bërë krahasimin e Shqipërisë me Kosovën, duke nxjerrë në disavantazh të parën. "Shkoni në Kosovë, vetëm 5 vjet shtet, s’i jep dot policit rryshfet, se përfundonti në polici pastaj. Shkoni në spitale në Kosovë, e njëjta gjë, askush nuk merr rryshfet. Jo më larg në shtete të tjera, por në Kosovë. Shqiptarë janë edhe ata, por e qeverisin popullin e tyre me përkushtim dhe dashuri. Nërsa ne kemi një kryeministër, që e shalon popullin në rrena e gjithë natën i punon popullit qindin mbrapa shpine. Atë që i ka bërë kjo qeveri pasurive kombëtare, as turqit nuk ia kanë bërë", tha Rama.
DOSHI: MASHTRIMET QE I BERI BERISHA SHKODRES
Kandidati për PS-së Tom Doshi hapi mitingun socialist në Bushat duke renditur premtimet dhe mashtrimin e pambajtura të kryeministrit Berisha:
-Premtoi rrugën turistikeVelipojë Ulqin por as projekt nuk ka.
-Mashtroi për parkun industrial në Koplik, rikthimin e lundrimit në lumin Buna.
-Ndërimi i rrugës Shkodër- Lezhë me 4 korsi mashtrim nuk ka as projekt.
-Ndërtimi i By Pass ka filluar dhe nuk di ku mbaron.
-Unazën e qytetit e filloi në 2006 dhe ende s’ka përfunduar.
-Ku janë investimet që thotë Topalli , le të vijë ti ballafaqojë.
Unë me stafin fitues e kryeministër Edi Ramën çdo premtim që do bëhet para jush do e bëjmë realitet"- tha Doshi.
SHKODRA SHUPLAKE BERISHES
Në një koment të shkruar mbrëmë në Twitter Rama beson se më 23 qershor Berishës nuk do t’i mungojë shuplaka popullore as në Shkodër, e njohur si bastion i PD-së
Neser qysh ne mengjez ne qarkun e Shkodres, aty ku nuk do mungoje shuplaka popullore ne 23 qershor njesoj si kudo neper Shqiperi#RILINDJE
— Edi Rama (@ediramaal) May 29, 2013
Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)