Shkodër, Rama:Lekët u hodhën
për investime, por janë vjedhu
PS mban sot “Këndin e fjalës” në Komunën Gur i Zi, në Shkodër. Kreu i PS u ndal tek investimet e munguara në vend, edhe pse sipas tij paratë janë derdhur për ujësjellësa, rrugë, shkolla, spitale, etj. Rama e cilësoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, si “vatrën më të nxehtë të korrupsionit në vend”.
SHKODER - Partia Socialiste mban sot “Këndin e fjalës” në Komunën Gur i Zi, në Shkodër. Kreu i PS u ndal tek investimet e munguara në vend, edhe pse sipas tij paratë janë derdhur për ujësjellësa, rrugë, shkolla, spitale, etj. Në fjalën e tij, Rama u ndal tek ofrimi i shërbimit shëndetësor falas për të gjithë qytetarët. Por duke vënë theksin tek mungesa e investimeve në sektorin e shëndetësisë, Rama e cilësoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, si “vatrën më të nxehtë të korrupsionit në vend”.
“Lekët për të ndërtuar sistemin e ujitjes janë harxhuar. Lekë nuk ka sepse janë vjedhur. Prandaj ska ujë. Një pjesë e rrugëve kanë ngelur rrugëve se lekët janë vjedhur. Shqipëria i ka harxhuar lekët e spitaleve, e sidomos te spitali “Nënë Tereza” që është vatra më e nxehtë e korrupsionit në vend”, tha Rama.
Sipas kryesocialistit janë qytetarët ata që vuajnë drejpërsëdrejti mungesën e këtyre investimeve.
Kreu i PS, Edi Rama tha se “PD është një parti familjare dhe nuk ka lidhje me interesat e demokratëve. Akoma dhe sot premtohet ujë, edhe pse vendi ka burime ujore në çdo metër tokë. S’ka ujë, pasi ata që ju kanë marrë historikisht votën ju shohin si zgjedhës, e jo si njerëz. Thonë ju kemi në xhep. Nëse komunizmi vazhdon të jetejë sot, jeton vetëm në një vend, në kokën e Saliut”.
Rama vlerësoi kandidatin për deputet në qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 23 qershorit, Tom Doshi, si "një biznesmen që hyri në politikë si sipëmarrës, s'ka përfituar nga politika. Kam krenar për Tom Doshin, jam krenar për skuadrën".
Duke u ndalur tek premtimet e kreut të qeverisë për të dëmshpërblyer shkodranët për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, Rama tha se kjo nuk besohet më nga qytetarët.
“Berisha u thotë shkodranëve, do ju jap lekët në dorë për përmbytjen. Po a ka njeri që të besojë se vjen dora e këtij pushteti, të futet në xhep, e t’ju lërë lekët. Edhe xhepin do ju marrë se lek jo e jo. Kështu thotë edhe për lekët e naftës, të fidanëve, kshtu thonte edhe për lekët të Sudja. Çoni lekët dhe nga një do ju bëhen tre, ju mos punoni, rrini në kafe”, tha Rama.
Më tej, kreu i PS-së ironizoi me batutat e Berishës për “autobusin mavi”.
“E kanë bërë Partinë Demokratike si agjenci autobusash, se marrin autobusët me vete. Dhe thotë gjithë kohën, autobusi mavi”, vijoi Rama.
TOM DOSHI: PAS NJE JAVE, HAJDUTET S'DO JENE NE PUSHTETKandidati për deputet Tom Doshi, tha se “Shkodra është e drejtuar nga hajdutë. I them të gjithëve mos keni frikë, se fundi i tyre do edhe një javë. Do të jetë fushata e fundit që premtohet ujë i pijshëm. Kur të vijmë do vijmë në pushtet pas 23 qershorit do të investojmë për sistemin e vaditjes dhe ujin e pijshëm."
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.3%
-
Të gabuar
69.1%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
27 Nëntor, 19:37
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25
-
Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin
27 Nëntor, 19:20
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08
-
Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
27 Nëntor, 19:03
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, vëmendja kthehet në Gazë
27 Nëntor, 18:55
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40