Shkodër, reshjet rrisin prurjet
në Vau Dejës e Koman 

Shkodër, reshjet rrisin prurjet <br />në Vau Dejës e Koman 
SHKODER- Reshjet shiut të rëna përgjatë gjithë mbasdites dhe natës së djeshme e në vazhdim kanë ndikuar në përmirësimin ndjeshëm të situatës në liqenet e hidrocentralit mbi lumin Drin.

Ndonëse me një ritëm mesatar, por të pandërprerë në zonën veriore, reshjet e shiut kanë rritur prurjet në kaskadën e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Aktualisht kuotat janë në nivelin 200 metër kub në sek, çka ka bërë që ky hidrocentral të punojë me kapacitet të plotë përgjatë gjithë natës e në vazhdim.

Kuota e nivelit të ujit në hidrocentralin e Vaut të Dejës aktualisht është 74.4 metër, me tendencë rritje, nëse reshjet do të vazhdiojnë të mbeten të tillla.

Sipas informacionit zyrtar nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, me kapacitet të plotë po punohet edhe në hidrocentralin e Komanit, ndërsa ai i Fierzës vazhdon të mos funksionojë për shkak të kuotave nën novelin e kërkuar.

Ndërkohë që vazhdimi i reshjeve në Malësitë e Shkodrës ka ndikuar në fryrjen e lumenjëve Kir dhe Gjadër, që sipas përllogaritjes së prurjeve ato janë 330 metër kub në sek në Lumin Drin, ndërsa të gjithë së bashku, në derdhjen e lumit Buna shkojnë në 1 mijë metër kub në sek.

Rritja e ndjeshme e nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë nuk paraqet problem për zonat e Nënshkodrës përsa i përket fenomenit të përmbytjeve, edhe pse niveli i tyre është rritur, pasi argjinaturat e ndërtuar së fundi me investimet e Qeverisë garantojnë komunitetin për të mos u prekur nga ky fenomen, raporton atsh.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online