Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
Foto nga zona e Zdrales në Shkodër
Zona e Zdrales prej javësh është përfshirë në një proces transformimi me një fond prej 275 milionë lekësh, për fazën e parë të projektit të Bashkisë Shkodër për rijetëzimin e kësaj zone. Firma kontraktuese ka kryer një pjesë të punimeve në rrugën “Hamz Kazazi”, ndërkohë që ka nisur edhe restaurimi i fasadave të banesave në këtë zonë njëkohësisht edhe me rikonstruksionin e plotë të rrugës. Për shkodranët një ndërhyrje e tillë ka qenë e domosdoshme për zonën dhe i jep një transformim kësaj zonë për banorët por edhe biznesin në zone.
Faza e parë e cila është në proces pune përfshin rrugën "Hamz Kazazi" nga Xhamia e Parrucës dhe vazhdon deri te Markata e Peshkut.
Në zonë përfshihen 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme si butikë veshjesh dhe aksesorësh, ushqimore, dyqane peshku dhe mishi, bar-kafe, artikuj shtëpiakë, mjedise për profesione të lira, fruta-perime etj. Investimi në këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave.
Rrugët dhe sheshet po trajtohen në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do të lejohen me orare të caktuara.
Sa i takon fazës së dytë që përfshin edhe zonën pranë stadiumit “Loro Boriçi”, projekti është në fazën përfundimtare dhe pritet që prezantohet në vitin 2025.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet autori
16 Dhjetor, 16:00
-
Shkodër/ Ujësjellësi investoi 14 milion lek, banorët e Postribës: Uji vjen sërish i ndotur, problematika s'është zgjidhur! Të ndalet aktiviteti i guroreve
16 Dhjetor, 14:41
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor, 13:53
-
VIDEOLAJM/ Mbahet në Shkodër Kupa e Kombit në Paragliding! Pilotë nga rajoni e më gjerë pjesëmarrës në edicionin e parë
16 Dhjetor, 08:50
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor, 15:20
-
Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur
15 Dhjetor, 13:24
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor, 10:06
-
Dëshmia e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës: Si ushtarët gjermanë, flinin e hanin në makina dhe mes popullit
14 Dhjetor, 22:40
-
Në Shkodër 'fiken dritat', Vllaznia - Laçi fillon me vonesë! Tifozët braktisin Superligën
14 Dhjetor, 16:11
-
Tregu magjik i Krishtlindjeve në Shkodër vizitohet nga qindra turistë: Qytet i shndritshëm dhe i këndshëm
14 Dhjetor, 15:54
-
Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje (EMRI)
13 Dhjetor, 22:11
-
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
13 Dhjetor, 16:28