Policia e Shkodrës ka sekuestruar këtë të diel 107 kg kanabis sativa. Blutë e Shkodrës kanë arrestuar 6 persona si posedues të këtyre lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë Gjergj Gjuraj, 56 vjeç, Klodian Dani, 31 vjeç, Dorjan Gjeloshi, 26 vjeç, Viktor Gjeloshi, 23 vjeç, Eduard Avdia, 28 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Ata u arrestuan në vëndin e quajtur fshati Pentar, njësia administrative Dajç, duke udhëtuar me mjetin kamionçinë e markës 'Benz' me targë SH 8893 E, e cila ishte e ngarkuar me 18 thasë, në total me 88 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin qëllim trafikimin e lëndës së dyshuar narkotike.
Ndërsa personi i gjashtë Alvaro Balaj, 27 vjeç, banues në Durrës u arrestua në pikën kufitare Muriqan, Shkodër gjatë kontrollit në tip, ‘Opel Corsa’, ku iu gjet në 2 anësoret e këtij automjeti poshtë dyerve disa pako të mbështjella dhe të futura në cilindra metalikë, ku në total ishin 19 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proçeduriale për të 2 rastet, iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprën penale "Trafikim i lendëve narkotike".
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com