Një informacion në rrugë operative, ka çuar në arrestimin e 46- vjeçarit, Margjin Livallit, pasi në banesën e tij u gjetën 115 kilogramë drogë e llojit kanabis.
Sasia prej 115 kilogramësh ishte e vendosur në 10 thasë dhe e ndarë në 87 pako, ndërsa puna për parandalimin dhe goditjen e kultivimit e trafikut të kanabisit është duke vazhduar në të gjithë territorin e vendit.
Gjatë ditës së hënë në Shkodër është sekuestruar shumë pranë kufirit me Malin e Zi, një sasi prej 32 kilogramësh kanabis dhe 4.2 kilogramë drogë e llojit heroinë, ku dy personat të cilët ishin në posedim të lëndëve narkotike arritën të arratiseshin.

Droga e sekuestruar në Shkodër
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve ne D.V.P. Shkodër kanë goditur një tjetër rast.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Rrethina", ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
Margjin Livalli, 46 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 115 kilogramë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e parashikuar nga neni 283 i Kodit Pena
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO