Shkodër- Shtatë persona mes tyre një 35-vjeçar dhe 6 gra e vajza kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pas një operacioni antidrogë.

Të arrestuarit janë identifikuar Ramazan Meaj, Lulë Martini, Arsilda ZymeriLula KocekuPashke Koçeku dhe Zamira Koceku.

Gjatë këtij operacioni uniformat blu sekuestruan në banesën e Ramazan Meaj 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.

Të arrestuarat mes tyre edhe një 16-vjeçare ishin të punësuara nga 35-vjeçari për përpunimin e lëndës narkotike.  

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të seksioneve të Forcës Operacionale dhe “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në këtë fushë.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

-R. M., 35 vjeç, L. M., 51 vjeçe, A. Z.,  22 vjeçe, L. K., 46 vjeçe, P. K., 43 vjeçe, Z. K., 18 vjeçe, dhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër. 

Gjatë operacionit, është kryer kontroll në banesën e shtetasit R. M. (organizatori i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.

Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.