SHKODER- Një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar 2 operacione antidrogë të policisë së qarkut të Shkodrës. Operacionet e koduara “Vraka” dhe “Buna” u kryen dje paradite dhe cuan në pranga 4 persona nën akuzën e “Prodhim dhe shitje e narkotikeve”

Operacioni i parë “Vraka” u krye në tregun fruta-perime ne lagjen Dobrac. Rreth orës 08: 30 minuta policia arrestoi në flagrancë Paulin Lulaj 18 vjec, banues në fshatin Gril komuna Gruemirë rrethi Shkodër, dhe Bardhok Kodra 38 vjec banues në fshatin Gril komuna Gruemirë rrethi Shkodër.

Gjatë kontrollit iu gjetën 5 thasë me lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa me peshë 34 kg të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 2 (dy) aparate celularë.

Operacioni i dytë i koduar Buna u zhvillua rreth orës 10.30 u zhvillua operacioni “Buna” . Në prangat e policisë përfunduan Fran Nou, 27 vjec, banues ne fshatin Oblike komuna Ana e Malit rrethi Shkoder dhe Petrit Berdheti, 28 vjec, banues ne fshatin Grude e Re. Arrestimi i këtyre shtatasve u bë pas një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur kryqëzimi i Urës së Bunës në lagjen Iliria ku iu gjetën 2 (dy) thasë me lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike Kanabis Sativa me peshë 24 kg të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashke me 2 (dy) aparate celulare.

Operacionet u kryen ana e Sektorit kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve ne Drejtorine e Policise Qarkut Shkoder ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Shkoder. Materialet ndaj 4 të pandehurve i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër.
(sg/shqiptarja.com)