SHKODER - Një shpërthim i fuqishëm tronditi banesën e kryetarit të komunës Postribë, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Nga sa mësohet prej burimeve policore, një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në makinën e djalit të kryetarit, Faz Shabajt.
Shpërthimi i automjetit, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në oborrin e shtëpisë shkaktoi dëme material. Shabaj udhëheq këtë komunë të Qarkut Shkodër që prej vitit 1992 dhe aktualisht shërben në mandatin e tij të gjashtë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Nuk është e qartë nëse atentati ka ndonjë lidhje me tensionin e fushatës zgjedhore, e hyrë këtë të dielë në javën e fundit përpara zgjedhjeve.
Nderkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore sëbashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore rezultoi se, lënda plasëse është vendosur mbi sipërfaqen e tokës dhe si pasojë e këtij shperthimi është dëmtuar pjesërisht mjeti i sipërpërmendur, (konkretisht në pjesën e prapme e mbrapakolpit dhe të stopave), i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës.
Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “ Shkaterrim i prones me ekspolziv” parashikuar nga neni 152 i K.Penal.
Lajmi fillimisht u publikua në orën 08:30 dhe u përditësua në 15:32
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com