Shkodër, shumë fshatra nën ujë,
në Obot kalohet vetëm me varkë

SHKODER-Në të gjithë qarkun janë më shumë një mijë hektarë tokë e përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit dhe shkarkimet nga HEC-et. Probleme ka në njësitë Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi dhe shumë fshatra, të cilët janë nën pushtetin ujit. Sipas të dhënave të fundit të ardhura nga Shkodra, njoftohet që niveli i ujit ka pasur rritje deri në 20 cm që nga mbrëmja e djeshme.

Në fshatin Obot nuk kalojnë mjetet e ushtrisë dhe tashmë mund të lëvizet vetëm me varkë. Administratori i Anës së Malit Arben Ceni tha për Report Tv që kalimi në Obot bëhet i mundur vetëm me varka, është e pamundur të kalojnë mjetet e ushtrisë.Në Obot dhe fshatra të tjerë të Shkodër ndodhen forcat e ushtrisë. Ndërkohë kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi i ka bërë një tjetër thirrje Prefektit që të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi situata pritet që të rëndohet si pasojë e reshjeve dhe shkarkimeve nga HEC-et.

[gallery]25752[/gallery]
Informacioni nga Ministria e Mbrojtjes
Qarku SHKODËR
Bashkia Vau-Dejës: Njësia Administrative Bushat, janë përmbytur 300 ha tokë dhe 10 ha jonxhë në fshatin Fshati i Ri, si dhe është dëmtuar Ura e Gjolulit.
Bashkia Shkodër:

Njësia Administrative Dajç, janë përmbytur 430 ha tokë.

Në fshatin Darragjat 10 ha tokë nga të cilat 5 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Shirq 110 ha tokë nga të cilat 40 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Mushan 35 ha tokë nga të cilat 30 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Sukaj 50 ha tokë, nga të cilat 5 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Dajç 275 ha tokë, nga të cilat 10 ha janë të mbjella foragjerë.

Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Është i kalueshëm vetëm me mjete të larta.

Në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës.

Në Njësinë Administrative Bërdicë janë përmbytur rreth 20 ha tokë.

Prurjet e lumit Drin janë rritur shumë.

Njësia Administrative Ana e Malit, janë përmbytur 1000 ha tokë, si dhe 370 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative.

Në fshatin Obot janë përmbytur 310 ha tokë.

Në fshatin Oblikë 290 ha tokë.

Në fshatin Muriqan 400 ha tokë.

Në fshatin Obot, Forcat e Armatosura nga Reparti Ushtarak Vau-Dejës kanë shkuar për ndihmë për transportimin e komunitetit me 1 mjet transporti dhe 2 varka.

Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2.

Në Njësinë Administrative Gur i Zi, konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore dhe janë gërryer rreth 3 ha tokë në 800 ml gjatësi.

Në fshatin Kuç dhe Vukatane janë përmbytur 5 ha livadhe.

Në aksin rrugor rural për në malin e Shoshit lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.

Aksi rrugor rural për në fshatin Bruçaj-Qafë-Thanë të Njësisë Administrative Pult është i bllokuar.

Aksi rrugor rural Mazrek, në Njësinë Administrative Gur i Zi është i bllokuar, për shkak të reshjeve të dëborës.

Bashkia Fushë Arrëz: fshati Apripë Guri është i bllokuar dhe ditën e sotme është dërguar 1 varkë nga FNSH Shkodër për ti ardhur në ndihmë kësaj bashkie.

Bashkia Malësi e Madhe: Në fshatin Gropat e Selcës, Njësia Administrative Kelmend, është dëmtuar një segment rrugor me gjatësi rreth 1000 m, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.

Në fshatin Maklaj, Njësia Administrative Shkrel, janë dëmtuar këmbët e një ure si dhe një segment rrugor me një gjatësi rreth 150m.

Në fshatin Palvar dhe Culaj, Njësia Administrative Qendër, nga përmbytja janë dëmtuar 4-5 shtëpi.

Në fshatin Kçar i Poshtëm, Njësia Administrative Gruemirë, janë përmbytur disa toka nga përroi i Rrjollit.

Letra e bashkisë së Shkodrës për Prefektin për përmbytjet
Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë :

Pas inspektimeve të bëra nga Bashkia Shkodër , në Njësitë Administrative Ana e Malit dhe të Dajçit fatkeqësisht, situata e përmbytjeve është në përkeqësim të vazhdueshëm.

Deri në këto momente, janë 650 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit : Fshati Mushan(kënetë+argjinaturë) 245 ha, fshati Shirq 210 ha, fshati Darragjat 30 ha, fshati Suka-Dajç(kënetë)- 65 ha, fshati Dajç(kënetë) 100ha. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:

1. Foraxhere + jonxhe 151 Ha

2. Bimë dekorative 5 ha

3. E pakultivuar – 494 ha

Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 16 familje. Niveli I ujit ka pësuar rritje me 20 cm të tjera.Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë negativisht. Nuk mund të kalohet më as me makinë ushtrie por vetëm me varka.

1150 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 550 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 840 Ha , të shpërndara si më poshtë:

1.Jonxhe 665 Ha

2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha

3. Grurë 5 Ha

4. Sera 3 Ha

5. Bimë dekorative 20 Ha

6. Vreshtë 1 Ha

7. Ullishte 2 Ha

8.Agrume 1 Ha

9.Tunele 1 Ha

10.Pemëtore 3 ha

Në njësinë administrative Bërdicë, në fshatin Trush janë të përmbytura rreth 250ha tokë.

Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz ka filluar të dale ujë nga argjinatura. Niveli I ujit është rritur shumë.

Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës në një vijë prej 1 km.

Në njësinë administrative Rrethina , në fushat e Zuesit është rritur niveli i ujit me 20 cm.

Specialistët në terren, kanë bërë një vlerësim paraprak të demëve të shkaktuara nga përmbytjet në këto njësi administrative, vlerë e cila mund te rritet me vazhdimin e metejshem te gjendjes se përmbytjes.

Paraqiten nevoja ditore nga fermerët për bazë ushqimore:
Nevojat për bazë ushqimore ditore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
Koncentrat 3845 kg/ ditë
Bar i thatë 7190 kg/ditë
Silazh 3135 kg/ditë
Të dhënat për nr e kafshëve në dy Nj.A. :
Gjedhë 637 krere
Të imta 458 krere
Derra 70 krere
Ripërsërisim se , Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshmë në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin. Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

d.b/e.gj/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)