SHKODËR - Një sherr mes dy personave në lagjen “Skandërbeg” ka degraduar në përdorimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 ku sipas policisë personat të identifikuar si R.M. dhe Mondi Çekini janë konfliktuar për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit Çekini ka nxjerrë një pistoletë që e kishte me vete dhe ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar.
“Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar”,-njofton policia.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa personi që qëlloi me armë zjarri është kapur nga policia vetëm disa minuta pas ngjarjes.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes