Tre të rinj janë vënë në pranga të policisë në Shkodër, pasi tentuan që të trafikojnë lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.

Ato u arrestuan në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga policia.

Konkretisht është arrestuar: Robinson Malajn, 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), Ronaldo Malajn, 28 vjeç dhe Orjenc Sokoli, 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.