Shkodër, tërhiqet “GEA Sport”
nga drejtimi i klubit “Vllaznia”

Shkodër, tërhiqet “GEA Sport”<br />nga drejtimi i klubit “Vllaznia”
SHKODER- “GEA Sport” tërhiqet nga drejtimi klubit te Futbollit "Vllaznia", Këshilli i Bashkisë Shkodër ka debatuar ashpër rreth çështjes së menaxhimit të klubit. Dorëheqja nga të gjitha funksionet në drejtim të “Vllaznisë” e Presidentit Roberto Nava, dhe Drejtorit Sportiv Luka Berberi dhe inicimi i procedurave për zgjidhjen e kontratës mes Bashkisë Shkodër dhe kompanisë zviceriane ”GEA Sport” ka qenë çështja kryesore e debatit mes këshilltarëve të të gjitha krahëve politikë dhe kryetarit të Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, i cili pasi ka sqaruar çështjen në fjalë ka kërkuar mbështetjen nga anëtarët e Këshillit për klubin Vllaznia.
 
Këshilltarët kanë kërkuar nga Bashkia e Shkodrës një transparencë të plotë rreth fondeve të derdhura për klubin e futbollit “Vllaznia”, si dhe shkarkimin e bordit ekzistues dhe miratimin e një bordi tjetër. Këshilltarët hodhën edhe akuza për mënyrën se si u bë edhe nënshkrimi i kontratës me “GEA Sport”.
 
Rritje e kapitalit për 9 milionë lekë të klubit “Vllaznia”, miratimi i dorëheqjes së dy anëtarëve të bordit dhe presidentit Nava, inicimi i procedurave për zgjidhjen e kontratës me “GEA Sport” dhe rishikimi i të gjithë kontratave nga ana e bordit të ri, i cili do miratohet nga Këshilli në ditët në vijim, kanë qenë pikat që janë miratuar nga këshilltarët pas disa orë debatesh.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë