SHKODER- Tre të moshuar, dy 70 vjeçarë dhe një 84 vjeçar humbën jetën sot në 3 aksidente të ndryshme rrugore në Shkodër.  Drejtuesit e makinave të cilët janë arrestuar si shkaktarë të aksidentit janë të rinj.

Aksidenti i parë
Klevis Duka, 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur  motomjetin me drejtues  shtetasin Burhan Triepshi, 84 vjeç. I cili ka humbur  jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Aksidenti i dytë
Elda  Molika, 35 vjeçe, banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin Sait Rraboshta, 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Aksidenti i tretë
Ledina Bushataj 24 vjeçe, pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur  motomjetin me drejtues shtetasin Ahmet Xhaka., 70 vjeç, i cili  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.