Shkodër-Një 66-vjeçar i shpallur në kërkim tre ditë, është vendosur në pranga, pasi efektivët e policisë i gjetën në oborrin e banesës 8 kg e 256 gramë kanabis në formë boçeje.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e djalit të tij 17-vjeçar, i dyshuar se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin N. Q., 66 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të territorit të kryer në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe në afërsi të banesës, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.