Shkodër, vdesin në aksident
dy bashkëshortët, rëndë i biri

Shkodër, vdesin në aksident<br />dy bashkëshortët, rëndë i biri
SHKODËR – Një aksident që ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë, ka shkaktuar dy të vdekur që janë bashkëshortët Hysni Brahimi, 67 vjeç dhe M. Brahimi, 61 vjeç si dhe një të plagosur rëndë që është djali i tyre, Dritan Brahimi.

Benzi me targa SH 9726 C u përplas me një kamion të drejtuar nga Sandër Zalli pranë fshatin Beltojë. Dyshohet se drejtuesi i kamionit është shkaktari i aksidentit pasi ka prerë në mënyrë të gabuar, rrugën.

Trupat e të vdekurve janë dërguar në morgun e Shkodrës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke identifikuar viktimat që janë dëmtuar shumë dhe zbardhur shkaqet e aksidentit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!