Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër pasi ka dhunuar motrën e tij dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të me dhunë. A.Q., u kap në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’. Ai ishte shpallur në kërkim dhe u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

'Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tijë, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.', thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndërkohë në Vaun e Dejës, po në kuadër të megaoperacionit 'Sundimi i ligjit' u vu në pranga një 23-vjeçar. A.D., banues në Vaun e Dejës dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 24-vjeçar dhe i ka thyer xhamin e automjetit. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar për 23-vjeçarin masën e 'Arrestit në burg'. 

'Gjithashtu, në zbatim të planit të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.', thuhet më tej në njoftimin e policisë