Shkodër, vijon të jetë e bllokuar zona e Thethit nga bora

Njerëzit kanë nisur plazhin prej thuajse dy javësh, në bregdetin e Velipojës e megjithatë pak kilometra më lart, po në qarkun e Shkodrës qindra banorë janë të izoluar nga bora. Një situate e tillë nuk mbahej mend prej kohësh që në muajin Maj, Thethi të vazhdonte izolimin, i cili zgjat prej 5 muajsh. 
Banorët i bëjnë apel shtetit, që të nderhyjë për zhbllokimin e rrugës dhe gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për këtë problematikë e cila i shoqëron prej vitesh.


(Rruga e bllokuar në Theth)

Në një vizitë kortezie në Theth, ka qenë edhe Prefekti i Qarkut të Shkodrës Cesk Millja, ku edhe ai ashtu si banorët e Thethit, ka përshkuar rrugën e vjetër nga Kiri. Më shumë se 6 orë i është dashur të mbërrijë deri në destinacion. Ai është shprehur si herë të tjera duke thënë se për pak ditë rruga do të jetë e hapur. Por nuk ka përcaktuar se kur saktësisht do të ndodhë, e për banorët e zonës këto fjalë tashmë janë refren i cili është dëgjuar shumë herë.
bore ne theth pamjet maj_001.jpg" style="height:424px; width:780px" />
(Rruga e bllokuar në Theth)

Edhe pse kanë nisur turistët e parë të cilët pëlqejnë aventurën, Thethi, vuan izolimin, por turistët nuk pranojnë kurrsesi një situate të tillë. Emergjencat civile kanë heshtur, edhe pse para sezonit të reshjeve të dëborës vetë Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi deklaroi se nuk do të ketë bllokime këtë sezon, megjithate realiteti i trishtë tregon qartë së shteti dështoi ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e tjera. Për banorët e zonës shpresa vjen shpejt, por vetëm me premtim fushate, pasi pak kohë na ndajnë nga zgjedhjet lokale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?