Shkodër, Vlorë e Skrapar, digjen
 mbi 1500 bimë kanabis sativa

Mbi 150 rrënjë bime narkotike e llojit kanabis sativa u zbuluan dhe asgjësuan përmes djegies nga policia në operacionin e nisur në të gjithë vendin kundër kultivimit së lëndëve narkotike. 

Shkodër, asgjësohen 210 bimë kanabis
Dy parcela me 210 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva u zbuluan dhe më tej u asgjësuan përmes djegies në fshatin « Qerret» , në vendin e quajtur “Shkallat e Qerretit”, në komunën Temal, në Shkodër. 

Vlorë, asgjësohen 600 bimë kanabis
Në Vlorë, policia zbuloi dhe asgjesoi 3 parcela me rreth 600 bimë narkotike të llojit "Canabis-sattiva". Bima narkotike u zbulua në fshatin Dhërmi, në afërsi të vendit të quajtur "Përroi i Vrekës". Në mesin e këtij pylli u gjetën të kultivuara 308 bimë narkotike me lartësi deri në 30 cm dhe 292 bimë të tjera të sapo çelura nga fara. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Skrapar, asgjsohen 700 bimë kanabis
Në Skrapar në vendin e quajtur “Përroi i Ceries” në fshatin Përparim, Komuna Bogovë Skrapar, janë asgjësuar 700 bimë narkotike Canabis Sativa. Efektivët e Komisariatit të Policisë Skrapar po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
digjet droge
digjet droge
digjet droge

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike