Skandali/ Arrestohet polici në Shkodër! U filmua duke kontrolluar makinën dhe portofolin një qytetari, rrahu një tjetër

Skandali/ Arrestohet polici në Shkodër! U filmua duke kontrolluar makinën dhe portofolin një qytetari, rrahu një tjetër

Shkëlzen Gjonaj

Ministria e Brendshme informoi sot në mëngjes se është arrestuar Shkëlzen Gjonajn, me detyrë specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër, i cili u filmua duke u futur në një makinë private pa mandat kontrolli. Pasi i kontrollon makinën polici i hap portofolin. Kjo video dhe një tjetër ku ai shfaqet duke rrahur një qytetar u publikuan një ditë më parë në medie.

Sipas informacioneve, polici dyshohet se ka marrë nga portofoli një zarf të vogël me 350 mijë lekë dhe 50 euro, të cilat pasi u pikasën nga kamerat ia ia ktheu pronarit disa orë më pas. Prokuroria e Shkodrës nxorri urdhër ndalimi për Shkëlzen Gjonajn, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Kanosje”, në dëm të shtetasve me iniciale B. U. dhe A. B. 

"Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj" informoi mbrëmë policia e shtetit.


Ndërkohë sot në mëngjes, (1 qershor) u njoftua arrestimi. 

Polici kontrollon makinen

Video është nga kamerat e sigurisë dhe është bërë në datën 21 maj 2023. Një makinë policie shkon në një lavazh në Shkodër. Në makinë ishte edhe komandanti i rendit, Shkëlzen Gjonaj, bashkë me një tjetër polic. Ngjitur me makinën e policisë që po lahej, ishte edhe një tjetër mjet privat. Inspektori Shkëlzen Gjonaj shkon në afërsi të kësaj makine dhe bën kontroll. Ai merr nga brenda makinës një send, i cili është portofol. Fillon dhe e kontrollon. Merr një send të bardhë, të cilin e hap. Brenda këtij zarfi dyshohet se ka pasur 350 mijë lekë dhe 50 euro të qytetarit. Më pas, polici e merr zarfin dhe bashkë me një fasoletë, heq kapelën. Ai bën sikur pastron kapelën dhe fut në të një send të bardhë, i cili ishte zarfi. Vazhdon pastrimin dhe më pas e vendos në kokë dhe largohet.

Polici rreh qytetarin

Në videon tjetër shfaqet sërish Shkëlzen Gjonaj, i cili gjuan me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Sherri bëhet në mes të lokalit, teksa nga pamjet nuk duket si aksion policor. “Ik, ik! Larg, larg. Yyy, yyy depzes kur&ë! Jazëk, ik …” i thotë inspektori qytetarit. Inspektori i policisë, Shkëlzen Gjonaj, ka të veshur uniformën e policisë. Fillimisht, ai shan dhe ofendon një qytetar. Më pas e qëllon dy herë rresht me grusht në fytyrë. Dhuna vijon me një shkelëm. Por nuk ndalet, e godet sërish me grusht kur po largohej! Qytetari largohet dhe për asnjë moment nuk e ofendon dhe e godet!. Kur gazetarët e emisionit investigativ e pyesin për videon e dytë, atë të rrahjes së një djali, ai thotë se e kishte goditur për hir të punës

Vetëm përgjatë vitit 2022 Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre 357 raste nga të cilët 168 me masë shtrënguese. Në 5 muajt e parë të këtij viti janë referuar 119 raste nga të cilët 34 me masë shtënguese. 

 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:08
I kontrolloi makinën dhe portofolin një qytetari e rrahu një tjetër, arrestohet komandanti i policisë në Shkodër

1685689921_shkelzengjonaj.jpg

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin Shkëlzen Gjonaj, i cili u filmua një ditë më parë duke vjedhur para në një makinë. Po specialisti i Rendit në Komisariatin e Shkodrës, kishte rrahur edhe një qytetarë në një lokal.

‘Prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për Shkëlzen Gjonajn, me detyrë specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër, pasi u filmua duke vjedhur para në një makinë si dhe duke rrahur një të ri në një lokal. Urdhërndalimi ndaj 50-vjeçari është nxjerrë për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Kanosje”, në dëm të shtetasve me iniciale B. U. dhe A. B. 

Për rastin e transmetuar mbrëmjen e kaluar në media e për të cilin Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore reaguan menjëherë, Ministria e Brendshme falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e punonjësit të policisë që abuzonte me detyrën. Ky punonjës është arrestuar nga AMP e do të përballet me drejtësinë për të marrë ndëshkimin sipas ligjit.

Ne inkurajojmë investigime të tilla gazetareske, por edhe referimin e qytetarëve për punonjës të Policisë së Shtetit që kryejnë shkelje ligjore apo etike gjatë ushtrimit të detyrës. Vijimësisht jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, të cilët  kurrsesi s’ka vend në radhët e kësaj trupe.

Vetëm përgjatë vitit 2022 AMP ka referuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre 357 raste nga të cilët 168 me masë shtrënguese. Në 5 muajt e parë të këtij viti janë referuar 119 raste nga të cilët 34 me masë shtënguese. Ky është tregues i vullnetit tonë të plotë për të larguar nga Policia e Shtetit ata që bëjnë pis uniformën e kësaj trupe’- njofton AMP.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Al pacino: 03/06/2023 17:13

    Kan arrestu nje punonjes policie i cili e ka kryer deturen me korrektesi, eshte e vertet qe ka rrahur hajdut e kriminel. Ky ka ra pre e nji burgaxhijet . Turp qe po mbajn polict qe kan lidhje me krimin

    Përgjigju
  • antonio: 02/06/2023 15:26

    cfare derri....

    Përgjigju
  • /_<[: 02/06/2023 11:39

    Veprime e maskaralliqe te policise qe zbulohen neper rrethe mund te jene vetem 10%

    Përgjigju
  • Suela: 02/06/2023 10:53

    Porti i Durresit,i mbushur me telekamera,esht fytyra me e shemtuar e policise qe u jep mirseardhjen emigranteve.Polici kur me kontrolloi makinen,me mori profumatorin se paska arome te mire.Aty kishte plot kamera por hajdutet nuk kontrollojn hajdutet

    Përgjigju
  • Fshati: 02/06/2023 10:40

    Habi si ka ndudhur se per te hyre ne policine e shtetit ka kritere shume te rrepta.

    Përgjigju
  • drilon: 02/06/2023 08:26

    Raste te tilla duhen bere shembull sepse ka shume...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës konfiskon arsenal armësh në veri! Dyshime se janë të pjesëtarëve të sulmit në Banjskës (FOTO)

Policia e Kosovës konfiskon arsenal armësh në veri! Dyshime se janë të pjesëtarëve të sulmit në Banjskës (FOTO)